Një 39-vjeçar është eskstraduar nga Gjermania pasi akuzohet për vjedhje me dhunë.

Bëhet fjalë për Ylli Selën, lindur në Tepelenë e banues në Vlorë i cili është ekstraduar nga Dyseldorfi.

Ai është dënuar me 3.4 vite burg për vjedhje me dhunë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur te ‘Rrethrotullimi i Savrës’ në Lushnjë, ku Sela në bashkëpunim me E.K. dhe E.S., të pajisur me çorape në kokë dhe duke përdorur dhunë fizike kanë tentuar të vjedhin me dhunë shumën prej 50 000 Euro në automjetin tip ‘Volksëagen’ me të cilin udhëtonin shtetasit V.K dhe J.L.