Një 25-vjeçar është vetdorëzuar në polici, pasi ishte shpallur në kërkim.

Policia bën me dije se R.F, 25 vjeç banues në Bilisht është autori i dyshuar i tentativës së vrasjes me armë zjarri të një 21-vjeçari, ndodhur me datë 05.08.2019.

Veprat penale – Policia njofton se: “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit”, sepse pas një konflikti të çastit me shtetasin K.B, 21 vjeç, ka tentuar ta vrasë me armë zjarri tip automatik këtë të fundit”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve, kryen veprimet e mëtejshme proceduriale për ndalimin e këtij shtetasi dhe materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.