Rreth orës 22:00, mbrëmjen e së premtes, në lagjen nr. 17 të qytetit të Korçës, një person identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka tentuar të rrëmbeje një fëmije 4-vjeçar.

Fëmija ka qenë pranë nënës në momentin që një person është afruar për ta rrëmbyer, por disa metra nga vendi i ngjarjes është kapur nga banorë të lagjes të cilët më pas kanë njoftuar policinë.

Personat janë shoqëruar, për të sqaruar rrethanat e ngjarjes si dhe është arrestuar personi që e ka rrëmbyer identitet i të cilit ende nuk bëhet i ditur.
Burime bëjnë të ditur se i arrestuari vuan nga probleme të shëndetit mendor.