Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me tërmetin shkatërrimtar që ka prekur mbrëmjen e djeshme Turqinë lindore.

Kryemadhi ka uruar që operacionet e shpëtimit të rezultojnë të suksesshme, teksa është shprehur se solidarizohet me popullin dhe qeverinë turke.

POSTIMI:

Kam përjetuar me hidhërim dhe dhimbje të thellë tërmetin që goditi Turqinë dhe popullin turk.

Ne më mirë se kushdo e dimë se sa e rëndë është kjo situatë ndaj jemi pranë familjeve, që kanë humbur të dashurit e tyre dhe ju shprehim ngushëllimin tonë të thellë.

Uroj me gjithë zemër që operacionet e shpëtimit të jenë sa më të suksesshme për të pasur sa më shumë jetë të shpëtuara.

Solidariteti ynë për popullin vëlla turk dhe qeverinë e Republikës se Turqisë është i pakufishëm në këto çaste tragjike.

Zoti qoftë me ju.