Fenerbahce me rezultatin 2-0 ndaj Istabul Basksehir, ndeshje e vlefshme për javën e 19-të në Superligën turke.

Padyshim ky takim nuk ishte si gjithë të tjerat pasi Turqia (Ezgalin) sapo u godit nga një tërmet i fuqishëm, ku pati dhe shumë viktima.

Në sfidën e ndaj Basaksehir një ndër golashënuesit e skuadrës së Fenerbahes, ishte dhe sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi. 25 vjeçari shënoi për ekipin e tij në minutën e 86-të të ndeshjes.

Në fund të sfidës, Muriqi u pyet se kujt ia dedikonte këtë gol. Dhe përgjigja e sulmuesit prizrenas ishte se golin ia dedikonte ish-futbollistit Miraç Can i cili vdiq si pasojë e tërmetit.

“Unë ia dedikoj golin tim dhe fitoren Miraç Can, i cili vdiq gjatë tërmetit. Ai po më priste mua në Malatya për ndeshje, ai më shkruante mua”.

” Sot, një i afërm i tij më ka shkruar dhe më tha se vëllai ynë humbi jetën gjatë tërmetit. Kjo ishte vërtetë e dhimbshme,”.

Gjithashtu kjo ndeshje ka bërë xhiron e botës prej mesazheve prekëse që vinin nga tifozët e Fenerbahces në shkallët e stadiumit.

“Elazig mos ki ftohtë, Fenerbahçe është me ty”, ishte një prej mesazheve të ultrasve verdheblu.

Ndërsa në fund të takimit, nga shkallët e stadiumit u hodhën fanella, shalla, kapele e shumë veshje të tjera në shenjë solidariteti me të prekurit e tërmetit.