“Terra Madre Balkans”, fermerët e rajonit takohen në Tiranë

Shqipëria do të jetë vendi pritës për fermerë dhe prodhues të vegjël nga 13 vende të rajonit dhe me gjerë, të cilët do të prezantojnë produktet e tyre, si dhe do të shkëmbejnë eksperienca.

“Terra Madre Balkans” është eventi që ndërthur ekonominë, bujqësinë, turizmin, gastronominë, stilin e te ushqyerit dhe që në fillim të muajit qershor (2-5 qershor) do të zbarkojë në Tiranë, duke e kthyer atëpër tre ditë me radhë në qendrën rajonale të politikave dhe programit mbi prodhuesit e vegjël, fermerët, shijet dhe produktet e rrezikuara .

terra-madre-1-350x197

Përmes në konference për shtyp mbajtur të hënën në hotel Tirana, organizatorët shpjeguan se pritet të marrin pjesë 350 delegatë nga 13 vende, si Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia, Rumania, Serbia, Turqia, Italia dhe Shqipëria.

Ky projekt, sipas kreut të Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Ardit Çollaku, ka si qëllim ti sjellë dinjitetin fermerit dhe të promovojë produktet e tyre.

Ky është edicioni i katërt i “Terra Madre Ballkans” që këtë herë do të mbahet në Tiranë. “Fermerët vijnë të parët” është tema kryesore e këtij eventi.

Burimi:(ATSH\E C)

Te shenuara si:

Ju kerkojme ndjese por nuk u gjeten postime te ngjashme.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al