Pandemia e koronavirusit ka bërë që e gjithë bota të interesohet gjithmonë e më shumë për tështimat.

Dhe gjatë një tjetër pandemie, ‘murtajës së Justinianit’ në shekullin VI, tështima ishte gjithashtu në qendër të vëmendjes. Këtu besohet se ka lindur edhe urimi ‘shëndet’, pasi njerëzit uronin që të tjerët të mos vdisnin pas tështimës.

Në disa kultura, si ajo greke, tështima shihet si një shenjë e fatit të mirë.

Europa përdor trajta të ndryshme për të thënë ‘shëndet’, por asnjë shtet europian nuk mund të ketë një urim më të veçantë se ai monogolez: ‘Të bekoftë Zoti dhe të të rritet mjekrra si një shkurre!’

Muslimanët thonë ‘alhamdullilah’ (Faleminderit Zotit!), e cila kthehet me ‘yarhamuk Allah’ (Zoti pastë mëshirë për ty!)

Ndërsa Kenia duket se e ka parë tështimën si një incident të frikshëm, siç shihet tani në këto kohë pandemie. Nëse tështin në Kenia personi duhet të kërkojë të falur