Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili shprehet skeptik për Komitetin e Ekspertëve të Pandemisë së COVID-19.

Në një postim në “Facebook”, Vasili analizon gjatë shfaqjen e tyre dhe ngre pikëpyetje për deklaratat, ndërsa shkruan se kur qeveria nuk siguron teste të bollshme, Komiteti s’mundet kurrsesi të krijojë alibi antishkencore e të justifikojë që sikur edhe kaq fare pak sa bëhen qenkan të mjaftueshme.

Postimi i plotë:

Sot Komiteti i Ekspertëve i grumbulluar me rastin e Pandemisë së COVID-19 u shfaq me të parën deklaratë pas javësh të tëra që Pandemia është kryefjala e vendit.

Ende misterioz, pasi këtij Komiteti nuk i njihet as përbërja dhe as kush e drejton, ai paraqiti njëherazi siguri fatkeqesisht politike dhe pasiguri të dukshme të karakterit shkencor.

Eshtë sigurisht një kurajo tej cdo arsyeje,kapaciteti e mundësie shkencore ajo e marrjes së një vendimi asimetrik ose thënë troç kundër linjës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë që imponon testim,testim,testim.

A është e mundur për Shqipërinë të adaptojë një strategji tërësisht të vetën, origjinale dhe të ndryshme nga OBSH me këto kapacitete tekniko shkencore që ka?

Pergjigja është qartësisht jo.

Aq me pak kjo Strategji “origjinale” mund të jetë e sigurtë dhe realiste, në prani të varfërisë së të dhënave, pasi është e qartë për këdo, që numri i të dhënave është jashtëzakonisht i kufizuar dhe i pakët.

Kesisoj Strategjia ” origjinale” shndërrohet thjesht në një amalgame hamendjesh me një bazë shumë të varfër shkencore.

Epidemiologjia është shkencë e lidhur në mënyrë të pazgjidhshme me numrat e shifrat, jashtë të cilave ajo shndërrohet në një qasje empirike, që është e kundërta e shkencës.

Në një pandemi mjaft atipike si kjo, arsyetimet dhe parashikimet pak a shumë të sigurta mund të ndërtohen vetëm bazuar mbi shifra te bollshme e kuptimplotë.

Edhe kur këto shifra jane të bollshme, procesi i analizës së tyre në një Pandemi të tillë atipike shtë mjaft i komplikuar, kurse në mungesë të tyre, sic paraqitet situata e tyre në Shqipëri, kjo analizë bëhet i pamundur.

Komiteti i Eksperteve nuk mund të shndërrohet në rrobaqepesin e kostumit pseudoshkencor për të justifikuar karencat e mëdha te qeverisë ne veprine, në sigurimin e logjistikes etj etj.

Thënë cope, kur qeveria nuk siguron teste te bollshme, Komiteti s’mundet kurrsesi të krijoje alibi antishkencore e të justifikoje qe sikur edhe kaq fare pak sa behen qenkan te mjaftueshme.

Apo kur në mungesë të maskave mbrojtese ekspertët te shfaqeshin ne mënyrë kontradiktore duke thënë herë që ka vlere perdorimi i tyre e here jo, apo me keq akoma te mbyllnin syte perpara perdorimit te maskave te skaduara.

Komiteti nuk eshte shfaqur asnje herë publikisht ku të tregonte arsyet teknike të ndryshimit të regjimit të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve ashtu sic komitetet shkencore kanë bëre anë e mbanë botës.

Komiteti nuk u shfaq asnje herë lidhur me qëndrimin e tij për protokollet e reja, që do duhen adaptuar për trajtimin e pandemisë.

Shfaqja e Komitetit si apendiks i politikës dhe dhënia e sigurive, që kërkush nuk ka guxuar ti japë nëpër Europë dhe bote, e kompromenton per fat te keq rolin e tij.

Pikerisht sot kur OBSH apelon serish per shtrengimin e kufizimeve, Komiteti flet per uljen e kufizimeve pa dhene asnje arsye te besueshme shkencore per kete.

Komiteti ka një kurajo vërtet të frikshme kur duatroket strategjinë dhe nxjerr bile konkluzione për suksesin e përballimit të pandemisë.

Trefishimi i rasteve të reja brenda 24 orëve nga 6 raste ne 17 raste duhet te ishte një moment reflektimi dhe jo një moment për të dhënë konsiderata politike nga ana e Komitetit, qe errëson kësisoj edhe pjesën pozitive të punës se tij.

Modestia e te gjithë opinionit shkencor botëror për të mos dhëne konkluzione nderkohe qe Pandemia perparon kontraston fort me kurajon qesharake të Komitetit për të vetëvleresuar e vetëduatrokitur veten.

Ndaj sugjerimi dashamires për Komitetin është që ai të shfaqet vazhdimisht, të ndajë ai vetv vleresimet me publikun dhe pyetjet e këtij të fundit, të jetë trasparent dhe të mos jetë i varur nga hallet e kryeministrit, i cili i përdor e i shpërdor ata.

Vetëm Integriteti shkencor dhe vetëpërmbajtja mund të prodhojë siguri për qytetarët e kundërta prodhon pasiguri dhe rreziqe të shtuara për ta.