• Tirana 14 °
  • Durres 14 °
  • Elbasan 14 °
  • Fier 17 °
  • Gjirokaster 18 °
  • Korce 6 °
  • Kruje 14 °
  • Kukes 2 °
  • Lezhe 15 °
  • Sarande 18 °
  • Shkoder 15 °
  • Vlore 16 °
  • Ulcinj 16 °
  • Pristine 11 °
Tetori është këtu dhe veç Halloween-it, ka edhe shumë dashuri në këtë muaj. Po cilat janë qëllimet që i keni vënë vetes? Tetori do të jetë një muaj i mirë sidomos për tri shenja të horoskopit: Binjakët, Peshorja  dhe Ujori. E vërteta është që, këto shenja do të jenë me fat, sepse për to do të nisë një jetë e re.

Binjakët

Dielli, këtë muaj do të jetë në kulmin e tij. Energjia, romancat dhe kreativiteti do të jenë në plan të parë. Binjakë, për ju është koha e ndryshimeve të mëdha. Le të jemi të sinqertë, flirtimi është një prej pasioneve tuaja të njohura, kështu që si mund ta injorini një fazë të tillë?

Hëna e re është më 8 tetor dhe e gjithë drita e saj do të shkëlqejë edhe mbi ju dhe do të ketë ndjesi të reja. Nëse po punoni për një projekt të ri, ku i dihet, mund ta realizoni në një kohë shumë të shkurtër. Gjatë kësaj periudhe, ju po shikoni të zgjeroni horizontet tuaja, madje edhe të nisni një fazë të re të jetës në çift. Mërkuri është në prani të shenjës suaj këtë muaj, ndërsa Venusi, planeti i dashurisë dhe bukurisë, do të plotësojë të gjitha ambiciet tuaja në këtë drejtim. Pra, gjatë kësaj periudhe, ju do të jeni shumë tërheqës në sytë e të gjithëve.

Sidoqoftë, sigurohuni që të merrni gjërat ngadalë, sapo Venusi të dalë në shenjë, më 5 tetor. Nuk ka asgjë për të pasur frikë, por thjesht duhet të keni kujdes. Lajm i mirë është që Venusi në Akrep është vetëm për të “thënë” të vërtetën.

Peshorja

Edhe për ju, ky muaj do të jetë muaji i ndryshimeve të mëdha. Planeti që do hyjë në shenjën tuaj më 5 tetor do të rritë te ju vetëvlerësimin dhe financat. Venusi do t’ju ndihmojë që të keni më shumë besim te vetja për çdo projekt që keni, madje edhe nëse është fjala për plane afatgjata. Planeti i dashurisë, i rikthyer në shenjën tuaj vetëm për një kohë, për Halloween, do t’ju ndihmojë të keni më shumë hapësira për të bërë gjëra të bukura. Kini besim në vlerat tuaja dhe përfitoni nga rasti për t’i nxjerrë në pah.

Gjatë kësaj periudhe, ju po shikoni të zgjeroni horizontet tuaja, madje edhe të nisni një fazë të re të jetës në çift. Mërkuri është në prani të shenjës suaj këtë muaj, ndërsa Venusi, planeti i dashurisë dhe bukurisë, do të plotësojë të gjitha ambiciet tuaja në këtë drejtim. Pra, gjatë kësaj periudhe, ju do të jeni shumë tërheqës në sytë e të gjithëve.

Sidoqoftë, sigurohuni që të merrni gjërat ngadalë sapo Venusi të dalë në shenjë, më 5 tetor. Nuk ka asgjë për të pasur frikë, por thjesht duhet të keni kujdes. Lajm i mirë është që Venusi në Akrep është vetëm për të “thënë” të vërtetën.

Ujori

Është Venusi në shenjën tuaj dhe ky është një lajm shumë i mirë. Me Diellin në shenjë, të gjitha gjërat do të marrin një rrugë të re. Gjithçka do të kaloni gjatë kësaj kohe do të jetë një fillim i ri. Venusi do të favorizojë çdo fushë tuajën dhe do t’ju ndihmojë t’i shikoni prioritetet me një këndvështrim tjetër.

Puna do të jetë një prej prioriteteve në të cilën duhet të investoni dhe nëse keni në mend të ndryshoni punë, atëherë kjo mund të jetë koha e duhur. Shanset janë tani më shumë se asnjëherë, kështu që bëni kujdes. Mërkuri do të jetë edhe këtë muaj në shenjën tuaj, madje do t’ju ndihmojë edhe për vendimet e minutës së fundit surprizë.