Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Fushë Mëzez Kashar, ku një 60-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e rënies nga një lartësi.

Mësohet se personi në fjalë ka gjetur vdejkjen e menjëhershme pasi dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 8-të i një pallati ku edhe banonte.

Ndërkohë që sipas njoftimit të Policisë, 60-vjeçari emri i të cilit nuk është bërë i ditur, dyshohet se e ka ndërmarrë këtë akt në kushte të rënduara psikologjike.