Një minorene është zhdukur nga banesa e saj në Tiranë. Zhdukja prej dy ditësh e 14-vjeçares, është denoncuar nga nëna në Policinë e Tiranës.

Policia bën të ditur se po punon për gjetjen e saj.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 19. 10. 2018, shtetësia E. H., vjeçe 34, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 18. 10. 2018, i është larguar nga banesa vajza e mitur me iniciale E. H., vjeçe 14. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.