Pas rreth një viti e gjysmë zhdukje nga banesa e tij, nëna ka denoncuar në Policinë e Tiranës. Mësohet se L. F., vjeçe 39, banuese në fshatin Tapizë, ka kallëzuar në komisariatin e Policisë Nr. 5 se, më datë 25. 03. 2017, i është larguar nga banesa, djali B. F., vjeç 21.

Policia bën të ditur se po punohet për gjetjen e tij, ndërsa materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.