Një 38-vjeçar shqiptar, i cili vuante dënimin në burgun e Korydallos në Greqi i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Siç raportojnë mediat greke, shqiptari është gjetur i pajetë në qelinë e tij, mëngjesin e së premtes.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Ndërkohë ditën e djeshme u raportua se dy të burgosur shqiptarë të moshës 31 dhe 33 vjeç janë arratisur nga burgu bujqësor Kasandra në Haldiki të Greqisë. Të dy shqiptarët ishin dënuar me burgim të përjetshëm, njëri për vrasje të mbetur në tentativë dhe tjetri për vrasje të qëllimshme.