Lëkundje të forta janë ndjerë pasditen e sotme në qytetin e Elbasanit.

Sipas raportimeve, dridhjet janë ndjerë në orën 17:10, ndërsa banorët thanë se ishin të forta.

Ata që e kanë ndjerë më shumë janë banorët e pallateve të larta, të cilët të kapur nga paniku kanë dalë në rrugë.