Një tjetër viktimë është shënuar brenda 24 orëve në plazhin e Durrësit.

Një burrë rreth 70-vjecç, i cili ishte duke u futur në det është ndjerë keq e ka rënë pa ndjenja.

Raportohet se gjatë shoqërimit për në spital me ambulancë i moshuari ka ndërruar jetë.

70-vjeçari, identiteti i të cilit nuk dihet ende,  po kalonte pushimet në plazhin e Durrësit.

Nga hetimet paraprake rezulton se shkak i vdekjes ka qenë një atak kardiak, por policia vazhdon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.