Presidenti Ilir Meta duke lënë për pak çaste angazhimet politike, është ndalur tek takimi i sotëm i futbollit Shqipëri-Islandë, ku konfirmoi se do të jetë i pranishëm në “Elbasan Arena”.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta u ka dhënë mbështetje skuadrës së kombëtares por edhe tifozëve shqiptarë.

“Nuk kisha në plan të shkoja sot në “Elbasan Arena” për shkak të shumë detyrimeve të tjera, por besoj se të gjithë duhet të jemi më pranë se asnjëherë Kombëtares sonë që pas shkëlqimit të jashtëzakonshëm në Europianin e Francës është në tranzicion drejt rigjetjes së vetvetes. Shpesh tifozët kërkojnë vetëm fitore, por topi është i rrumbullakët. E di që shumë tifozë janë mërzitur nga humbja me Francën, kampionen e botës, por mos harroni si humbi Brazili me Gjermaninë 1-7.”, shkruan Meta.

  • foto galeri
  • foto galeri