Trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka deklaruar se lojtari i skuadrës së tij, Antoine Griezmann e meritonte çmimin për futbollistin e vitit.

Trofeu i fituar nga kroati, Luka Modriç ka shkaktuar shumë polemika në botën e futbollit, ku krahas partizanëve të ballkanasit ka patur edhe zëra kritikë.

Por një reagim i vonuar i Simeones ka ngjallur jo pak habi pasi, tekniku i spanjollëve njihet për gatishmërinë për t’u bërë pjesë e debateve sensitive në botën e futbollit. Për  argjentinasin, krahas Griezmann, Topin e Artë e meritonte edhe mbrojtësi i Realit, Varane.

“E përgëzoj Modriç për trofeun e fituar por nëse do e vendosja unë në bazë të trofeve apo gjithçka kanë realizuar gjatë gjithë vitit kalendarik Griezmann ose Varane do ta meritonin më tepër atë çmim individual”. Griezmann ka qenë lojtari kryesor i klubit të tij ku fitoi Ligën e Evropës dhe me Francën Botërorin ndërsa për Varane nuk mund të shtoj asgjë, flasin trofetë. Liga e Kampionëve,  Botëror e të tjera në një moshë aq të re, titullar fiks në skuadrën e tij”, tha ai.