Një grup kriminal që merrej me trafikimin e fëmijëve midis të cilëve edhe dy shqiptarë janë arrestuar nga Policia italiane.

Të ndaluarit akuzohen për vjedhje, shpërndarje droge dhe trafikim fëmijësh.

Sipas raportimeve në mediat italiane, banda vepronte në rrethet e “Tor Vergatës” dhe “Tor Bellës” në Monaka.

Operacioni filloi pasditen e së premtes dhe zgjati deri mesditën e sotme, ku fillimisht u kapën katër persona, dy romanë 19 dhe 17 vjeç si edhe dy shqiptarët  20 dhe 21 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 52 doza kokainë, 23 doza hashashi dhe shuma e 1340 eurove.