Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Nju Xhersi të SHBA-ve.

Dy foshnje të porsalindura u gjenden pa jetë në një qendër riciklimi.

Policia mori një thirrje nga qendra e riciklimit në zonën industriale rreth orës 9:20 të mëngjesit, dhe pasi bëri disa kontrolle zbuloi një foshnje pa jetë, shkruan Daily Mail.

Zbulimi tragjik çoi në një kontroll të mëtejshëm të zonës, dhe pas 6 orësh u gjet edhe një tjetër foshnje e vdekur.

Pas kryerjes së autopsisë, policia dhe Zyra e Prokurorisë së Qarkut Middlesex janë duke pritur raportin e mjekëve që do të përcaktojë shkakun e vdekjes së foshnjave, raporton ABC 7 NY.