Një tragjedi ka ndodhur në një familje shqiptare në Itali. Prindërit kanë gjetur të vdekur në dhomë djalin e tyre 24-vjeçar, Aldi Cala, në Pontetetto.

Sipas mediave italiane ata shkuan në dhomën e tij për ta zgjuar, pasi e lanë të flinte deri në orët e vona të pasdites.

I riu, në të vërtetë, e kishte kaluar mbrëmjen e së premtes jashtë me miqtë e tij: ai kishte qendruar gjatë gjithë natës jashtë dhe prindërit e tij, duke e kuptuar këtë gjë, e kishin lënë të pushonte në dhomën e tij.

Por kur u kthyen në shtëpi pasdite, ata u çuditën që djali ende nuk ishte zgjuar. Dhe hynë në dhomën e gjumit të tij për ta zgjuar. Ata e thirrën, pastaj iu afruan shtratit. Fatkeqësisht, i riu nuk u përgjigj. Zemra e tij kishte kohë që kishte pushuar së rrahuri. Ambulanca u thirr menjëherë, por tani ishte gjithçka e kotë. Mjekët i konfirmuan familjes se djali kishte vdekur.

Nuk dihen shkaqet, për te cilat pritet ekzaminimi mjeko-ligjor. Dyshimet e para janë për një vdekje të natyrale, pasi prindërit kanë treguar se ai bënte një jetë të rregullt, nuk pinte as alkool dhe as substanca të tjera.

Ndërkohë, priten të dhënat e autopsisë që do të zbulojnë edhe shkakun e vërtetë të vdekjes.