Trajnim shoqërisë shqiptare dhe kosovare për të ushtruar të drejtën për t’iu drejtuar gjykatës pës për çështje mjedisore

m mjedisitU zhvillua trajnimi dy ditor i përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë  civile të Shqipërisë dhe Kosovës,  për shtyllën e tretë të Konventës së Aarhusit, “E drejta për t’iu drejtuar gjykatës për çështje mjedisore”.

Ministritë e Mjedisit të Shqipërisë dhe Kosovës organizuan këtë event, në kuadër të projektit “Për përmirësimin e proçesit të të drejtës për t’iu drejtuar gjykatës për çështje mjedisore,  në vendet e Evropës Qëndrore dhe Lindore”, projekt i financuar nga Ministria Gjermane e Mjedisit.

Në prezantimin e bërë nga përfaqësuesit e Ministrisë së Mjedisit, Republika e Shqipërisë  theksuan  arritjet e deritanishme të vendit tonë në sigurimin e të drejtës së publikut për t’iu drejtuar gjykatës, përfshirjen e dispozitave të Konventës së Aarhusit në legjislacionin mjedisor të hartuar nga Ministria e Mjedisit; si dhe punën e vazhdueshme lobuese që Ministria e Mjedisit  bën në mënyrë të vazhduar me Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Financave,  për të mundësuar lehtësim të kostos së tarifave për paditë në fushën e mjedisit, si dhe mundësinë e riparjes së afateve kohore të trajtimit të padive që vijnë nga shoqëria civile për mjedisin.

Gjatë këtij trajnimi përfaqësuesit e shoqërisë civile nga Shqipëria dhe Kosova sollën raste konkrete, ku tregoheshin vështirësitë dhe pengesat e hasura prej tyre, në zbatimin e të drejtës për t’iu drejtuar gjykatave në Shqipëri dhe Kosovë.

m mjedisit 1Gjatë dy ditëve të trajnimit z. Csaba Kiss, jurist, me një eksperiencë prej 22 vjecare në çështjet ligjore me fokus mjedisin i njohu përfaqësuesit e shoqërisë civile, me masat ligjore dhe lehtësimet që Konventa kërkon nga vendet që e kanë ratifikuar, duke e shoqëruar këtë prezantim shpesh me eksperiencën hungareze. Gjithashtu, për të pranishmit z. Daniel Lamfried, nga Agjensia Gjermane e Mjedisit prezantoi eksperiencën gjermane në lidhje me përdorimin nga ana e shoqatave të së drejtës për t’iu drejtuar gjykatës. Ai solli jo vetëm të dhëna statistikore të çështjeve të ngritura, por dhe raste konkrete të ushtrimit të kësaj të drejte në Gjermani.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile nga Shqipëria e Kosova përmes kazuseve reale u udhëzuan, si mund të shfrytëzohej legjislacioni vendas për të ngritur padi për shkelje në fushën e mjedisit.

Ky ishte trajnimi i parë i organizuar nga REC, në kuadër të këtij projekti, dhe në muajt në vazhdim do të ketë një tjetër trajnim me përfaqësues të organeve të drejtësisë, juristë dhe përfaqësues ligjorë nga Shqipëria dhe Kosova.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al