Asgjë nuk është e përjetshme në këtë jetë dhe as pasuria apo varfëria. Këtë e tregon më së miri rasti i Lorna Ueb, e cila tani është e pastrehë por dikur kishte 250 mijë paund britanikë pra gati 280 mijë euro.

Ajo ishte martuar, kishte fëmijë, bënte një jetë të rehatshme dhe një punë të mirë.

Lorna kishte qenë një vajzë e birësuar dhe ndonëse familja birësuese nuk e mbajti më shumë se 6 muaj, ajo trashëgoi një pasuri të majme.

Gruaja lindi dy vajza deri në moshën 21 vjeçare e më pas mësoi për pasurinë që i kishin lënë. Por kjo i ndodhi kur ajo kishte krijuar varësi nga droga.

Ajo nisi ta shpenzojë trashëgiminë duke blerë alkool dhe drogë për veten e për miqtë, duke shpenzuar deri në 18,000 paundë në muaj.

Tani që është e pastrehë, është penduar që nuk ia dha paratë dy vajzave dhe vuan shumë që ka kohë pa i parë.

Ajo ka treguar:

Kur mora paratë, unë jetoja ku të mundesha, nëpër shtëpitë e miqve e ku të gjeja. Miqtë e mi janë të gjithë me varësi droge. Në atë kohë kisha edhe sëmundje të tjera fizike si dhe një krizë psikologjike.U bleva vajzave disa stoli në fillim dhe ua dërgova. Por kaq.”
Përveçse e pastrehë, Lorna ka pasur probleme dhe me ligjin. Ajo bëri tetë muaj burg pasi ishte kapur e armatosur me një thikë, duke u grindur me një grua tjetër.