Tre herë kampione bote çiklistja Kelly Catlin ka vdekur në moshën 23 vjeçare. Në një moshë fare të re, Catlin ka fituar tre tituj nga 2016 deri 2018, dhe një medalje argjendi në Lojërat Olimpike të Rio-s në 2016-ën.

“Ne jemi thellësisht të pikëlluar nga vdekja e Kelly-t,” tha presidenti amerikan i çiklizmit dhe shefi ekzekutiv Rob DeMartini.

“Ne të gjithëve do të na mungojë shumë. Kelly ishte më shumë se thjesht një atlete për ne dhe ajo do të jetë gjithmonë pjesë e familjes së çiklizmit në SHBA.”,vazhdon më tej ai.

Por DeMartini nuk thotë asnjë fjalë për shkakun e vdekjes së çiklistes. Vëllai i saj nga ana tjetër, ka zbuluar për tifozët e të motrës se Kelly Caitlin ka vrarë veten, shkruan “CNN”.

“Motra ime Kelly ka vrarë veten mbrëmjen e kaluar. Ajo është personi i vetëm me të cilën kam ndarë gjithë jetën time dhe do të më mungojë tmerrëësisht shumë.”, shkruan Colin Catlin.

Ndërkohë që merrte pjesë në garat e çiklizmit, Catlin njuëkohësisht edhe studionte. Catlin është diplomuar në Universitetin e Minesotës vitin e kaluar me një diplomë në matematikë dhe në gjuhën kineze dhe po studionte inxhinieri kompjuterike dhe matematikore në Universitetin e Stanford të Kalifornisë.