Janë identifikuar tre raste të tjera me koronavirus në Elbasan.

Raportohet se të infektuarit janë dy studentë në vitin e parë të gazetarisë në Elbasan, si dhe një 45 vjeçar.

Mësohet se 3 të infektuarit janë zinxhiri i kontakteve të restorantit ku pronari rezultoi me koronavirus së bashku me bashkëshorten.

Rasti i parë në Elbasan u bë me dije në 12 mars, ku një 35 vjeçar i kthyer nga Italia rezultoi i infektuar.

Sipas burimeve zyrtare të tre pjesëtarët e familjes së 35-vjeçarit përkatësisht të moshës 31, 57 dhe 59 vjeç, janë shëruar nga Covid-19.