Tregu i smartfonëve do të mbyllet me minus edhe në 2019-tën. Analistët e IDC janë të bindur, se dërgesat globale do të regjistrojnë një rënie prej -0.8% në 1.39 miliardë njësi.

Analistët vërejnë se ky do të jetë një vit i inovacionit të fortë teknologjik, në sajë të telefonave të mençur dhe të pajtueshëm me rrjetet e reja celulare 5G.

Edhe nëse është ende në fillimet e saj, “është e qartë se pas vitit 2019, adaptimi i tyre do të fillojë të arrijë një numër të konsiderueshëm”.

IDC parashikon që dërgesat globale të smartfonëve do të arrijnë deri në 1.54 miliardë njësi në vitin 2023.

Nga këto telefona, një në katër do të jetë 5G.

“Megjithëse zhvillimet e 5G dhe ekraneve të palosshme ende duhet të kalojnë së pari në duart e përdoruesve, 2019-ta me siguri do të shënojë një vit modernizimi në tregun e smartfonëve”, përfundon analisti Sangeetika Srivastava.

Image