Kur jemi vetëm pak ditë larg startit të Serisë A, te kampionët e Juventusit janë të shqetësuar për gjendjen e trajnerit të tyre, Maurizzio Sarri. Ky i fundit, nuk është aspak mirë me shëndet dhe mund të mungojë në ndeshjen debutuese.

Klubi i Juventusit, nëpërmjet një deklarate zyrtare njoftoi se fillimisht, tekniku ka kaluar një gjendje të ftohti, por situata është rënduar dhe tekniku ka kaluar në pneumoni.

Ai duhet të nisë patjetër një terapi specifike, në mënyrë që ta kalojë sa më shpejt këtë situatë dhe të rikthehet në stolin e bardhezinjve. Vetë Sarri e ka lejuar klubin që të njoftojë tifozët për gjendjen e tij, ndërkohë që ekipi do të përgatitet me ndihmësit e tij në seancat stërvitore të kësaj jave.