Mijëra njerëz në Suedi kanë vendosur të shkëmbejne kartat e tyre të identifikimit me mikroçipë të vegjël të implantuar nën lëkurën e tyre, një procedurë që të kujton paralajmërimin në Bibël. Aktualisht këto mikroçipa po përdoren për të kryer veprime të lehta si hapja e derës së shtëpisë, derës së makinës, apo edhe komandimin e telefonit, por shumë shpejt mund të përdoret në vend të kartës së kreditit.

Mikroçipet kanë madhësinë e një kokrre orizi dhe futen nën lëkurë. Ndërkohë rrjeti britanik i BBC i ka kushtuar një reportazh këtij fenomeni të ri qe po zhvillohet edhe në Britaninë e madhe. Kritikët shprehen se përmes kësaj teknologjie, njerëzit do të humbasin kontrollin e jetës së tyre dhe korporatat e mëdha do të kenë në dorë të gjitha vendimet.

Në SHBA, një kompani softuerike në Wisconsin njoftoi vitin e kaluar se do t’i jepte punonjësve të saj mundësinë e marrjes së implanteve të mikroçipit që mund të përdoreshin për të hapur dyert, të futeshin në kompjuterët e tyre dhe madje të blinin ushqime te makinetat.