Një krim në familje ka tronditur Durrësin.  Burri ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëshorten.

Gruaja humbi jetën rrugës për në spital. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në lagjen numër 18.

Viktima është identifikuar si Asbije Kuka, rreth 40 vjeç. Ajo u dërgua në spital nga dy vëllezërit dhe djali i mitur, por nuk i mbijetoi plagëve.

Policia është në kërkim të autorit të ngjarjes.