Ka ndërruar jetë në moshën 32-vjeçare futbollisti i famshëm nga Kosova, Labinot Harbuzi.
Lajmi është konfirmuar nga gazeta suedeze aftonbladet.se. 32-vjeçari ka ndërruar jetë rreth orës 10:30 në mëngjesin e ditës së sotme.

Gjithnjë sipas ‘Aftonbladet.se’, lojtari nga Peja ndërroi jetë pas një goditje në zemër. Me gjithë ndihmën e shpejtë në vendin e ngjarjes, 32-vjeçari shqiptar nuk ka mundur t’ia dalë.