Presidenti Donald Trump ka shkarkuar nga detyra Këshilltarin e Sigurisë, John Bolton.

Lajmin e ka bërë me dije vetë Presidenti Trump, i ci li tha: “Unë e njoftova John Bolton mbrëmë se shërbimet e tij nuk janë më të nevojshme në Shtëpinë e Bardhë. Unë nuk u pajtova me shumë nga sugjerimet e tij.”

Teksa ka dhënë njoftimin Trump shtoi se këshilltari i ri i Sigurisë Kombëtare do të emërohej javën e ardhshme.

Sekretari i shtypit i Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham u tha gazetarëve: “Presidentit nuk i pëlqyen shumë politikat e tij, ata nuk pajtohen.”

Në përgjigje të shkarkimit, Bolton tha: “Unë u ofrova të jepja dorëheqjen mbrëmë dhe Presidenti Trump më tha: “Le të flasim për këtë nesër. “