Tenisja e njohur, Serena Williams ka fituar derbin e familjes me motrën e saj Venus në turneun US Open dhe u kualifikua për në raundin e katërt të kwtij turneu. Ish numri 1 i botës nuk e pati aspak të vështirë të fitojë këtë ndeshje me motrën e saj të madhe, sfidë të cilën e mbylli me rezultatin 2-0. Ishte një sfidë pa shumë histori ajo mes motrave Williams me Serenën që i mbylli shumë shpejt këto dy sete 6-1; 6-2.

Në kampin e femrave të US Open, vëmendje të madhe kishte edhe sfida mes Sloan Stephens dhe Viktoria Azarenkës.  Për meshkuj, Rafael Nadal vuajti jo pak në ndeshjen me Kachanov për t’u kualifikuar për në 1/8 e finaleve të US Open. Tenisti rus i krijoi shumë vështirësi numrit 1 të botës që e pa veten të humbasë setin e parë.

Në të dyja rastet ishte Nadal që mori më të mirën duke fituar këto fraksione 7-6; 7-6 dhe gjithe ndeshjen 3-1. U kualifikua për në raundin e katërt edhe numri 9 i botës Dominic Thiem që mundi amerikanin Fritz 3-1. Thiem humbi setin e parë 3-6, 3 setet e tjerë 6-3;7-6;6-4 për të siguruar një vend mes 16 më të mirëve të US Open.