Turqia dhe Sllovakia mbështesin Shqipërinë në bujqësi dhe blegtori

unnamedMinistri i Bujqësisë i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave, priti gjatë ditës së sotme, dy delegacione, nga Ministria e Bujqësisë së Turqisë, dhe një nga Dhoma e Tregtisë së Sllovakisë.
Delegacioni turk, që shoqërohej nga Ambasadori Hidayet Bayraktar, përbëhej nga drejtues të Departamenteve të Menaxhimit të Ujrave, Konsolidimit të Tokës, Farërave e Fidanëve, Veterinarisë dhe Integrimit Evropian, në Ministrinë turke të Bujqësisë. Vizita e delegacionit turk i paraprin vizitës që do të zhvillojë në Shqipëri, Ministri i Bujqësisë së Turqisë, Faruk Çelik.
Pasi shprehu kënaqësinë e vizitës së këtij delegacioni dhe takimin me ta, Ministri Panari i njohu të pranishmit me takimin e fundit që ka pasur me homologun e tij Çelik në Turqi, Antalia, “të cilin e ka përgëzuar për punën e Ministrisë së Bujqësisë dhe Qeverisë së Turqisë, për përmbylljen me sukses të konferencës së FAO-s, mbajtur në Antalia.
Më pas, Ministri i Bujqësisë, Z.Edmond Panariti, kërkoi nga delegacioni turk ndihmë për indeksimin e çmimeve të produkteve bujqësore, si dhe i njohur ata me hapin e hedhur së fundmi nga Ministria e Bujqësisë së Shqipërisë, për krijimin e Bursës së Lushnjës për produktet bujqësore.
Gjatë takimit, Z.Panariti kërkoi edhe mbështetjen e Turqisë për certifikimin e farërave e fidanëve, për krijimin e Fundit të Farërave e Fidanëve, me qëllim mbrojtjen e atyre autoktonë shqiptarë, si dhe për bashkëpunim të konsolidimit të programeve për vaditjen dhe kullimin.
Në lidhje me sëmundjen e gjedhëve, LSD Ministri Panariti hodhi idenë e hartimit të një strategjit të përbashkët mes dy vendeve për parandalimin dhe luftimin e saj, duke qenë së ky virus erdhi pikërisht nga vendet e lindjes.
Delegacioni nga Ministria e Bujqësisë së Turqisë u shprehën optimist për mbështetje ndaj ideve dhe kërkesave të Ministrit Panariti, si dhe deklaruan së pasi të njihen me të gjitha problematikat dhe detajet teknike nga drejtorët e drejtorive respektive në MBZHRAU, do të paraqesin kërkesat dhe sygjerimet e tyre në Ministrinë turke të Bujqësisë.
Delegacioni turk, nesër do të udhëtojë drejt Lushnjës, ku në fokus të vizitës do të jenë sipërmarrjet atje, si dhe çështja e Bursës Bujqësore.

Po sot, Ministri Panariti priti në një takim pune edhe një delegacion nga Sllovakia, me përfaqësues nga Dhoma e Tregtisë së Sllovakisë dhe Ambasada sllovake në Tiranë.
Duke kujtuar kohën e shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, shume dekada me pare, delegaconi sllovak shprehu interesin për rinisjen e këtyre shkëmbimeve dhe veçanarisht në fushën e bujqësisë.
Ministri i Bujqësisë, Z.Panariti iu prezantoi sllovakëve një pasqyrë të qartë të situatës së zhvillimit të bujqësisë dhe blegtorisë në vend, si dhe i vuri në dijeni ata për produktet dhe sasitë që aktualisht eksporton Shqipëria, për të cilat, delegacioni shprehu interes.
Sllovakët u shprehën se, importi në vendein e tyre, të produkteve bujqësore e blegtorale është me shumë interes, pasi, sipas tyre, prodhimet shqiptare janë mjaft cilësore, si dhe shumë më afër në distancë, sesa nga vendet që ata i importojnë aktualisht.
Ndërkaq, Ministri Panariti iu sugjeroi atyre, që të marrin kontakte me prodhuesit dhe grumbulluesit, të cilët iu tregojnë se çfarë janë të aftë të ekportojnë, si dhe mënyrën tjetër të bashkëpunimit, të porosive për produkte e sasi që kërkojnë dhe prodhuesit shqiptarë janë të aftë t’jua vënë në dispozicion.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al