Twitter lajmëroi ditën e djeshme se do të lejonte disa nga punonjësit të punonin në mënyrë të përhershme nga shtëpia, teksa koronavirusi detyron kompanitë që të bëjnë ndryshime të padëgjuara më parë në zyra.

Rrjeti social tha se është gjiganti i parë i teknologjisë që po lejon stafin të punojë nga shtëpia edhe pasi karantina të mbarojë.

CEO i kompanisë, Jack Dorsey, njoftoi punonjësit në email se kur karantina të mbaronte, anëtarët e stafit që mund të punonin nga shtëpia janë të lejuar ta bëjnë këtë gjë.

Ai u shpreh: ”Ne kemi qënë dhe do të vazhdojmë të jemi shumë të kujdesshëm me një çështje si shëndeti.”