Mediat italiane shkruan disa ditë më parë se një shqiptar u arratis nga burgu në Itali, pasi kishte marrë leje dhe nuk ishte kthyer më. Këto medie kanë zbuluar sot emrin e shqiptarit dhe ai është Olsi Shaqlli.

Shaqlli, një i burgosur 45-vjeçar me kombësi shqiptare, i cili u dënua për vrasjen e Giuseppe Intelletto në 2008 në Gioia del Colle, u arratis nga burgu i Campobassos. Ai tashmë kërkohet në në të gjithë territorin italian. Të premten ai mori leje, u largua për çështje pune, siç kishte deklaruar dhe nuk u kthye më në qeli.

  • foto galeri
  • foto galeri

Por cila është e shkuara e shqiptarit 45-vjeçar? Olsi Shaqlli vuante dënimin me 11 vjet burgim për akuzën e vrasjes. Shaqlli u arrestua në Shqipëri në vitin 2012 nga Interpoli, pasi kishte kaluar 4 vjet në arrati. Ai u konsiderua një nga autorët e dyshuar të vrasjes së sipërmarrësit bujqësor 40-vjeçar Giuseppe Intelletto, i vrarë gjatë një grabitjeje në një dhomë private në Gioia del Colle, ndërsa viktima biznesmen luante letra me miqtë.

Shaqlli ishte identifikuar disa javë pas krimit dhe ishte thirrur nga karabinierët e kompanisë Gioia del Colle, pasi ai me sa duket kishte lënë gjurmë të ADN-së së tij në një gotë, në të cilën kishte pirë ujë. Ato gjurmë të pështymës u krahasuan më pas me ADN-në e pranishme në një këmishë me njolla gjaku. Nga frika e arrestimit, shqiptari me origjinë nga Korça iku menjëherë në Shqipëri, e më pas kaloi kohë në arrati deri në arrestim. Ka dyshime se i arratisuri është ndihmuar nga miq ose bashkëpunëtorë.