Prej disa ditësh, të gjithë besoj se keni parë foto apo keni dëgjuar për aplikacionin që të plak.

Faceapp mund ta keni parë gjithandej dhe një nga arsyet që u përhap aq shumë ishte se plakja që i bën inteligjenca artificiale fytyrës së personave ishte mjaft, bindëse, kur e shikoje.

Aplikacioni u bë aq i përhapur sa përveç mediave më të rëndësishme, u përmend nga politikanë të ndryshëm, të cilët e quajtën një mënyrë ruse për të vjedhur të dhënat private të perëndimorëve, e madje u kërkua që të nisë një hetim nga FBI.

Por pyetja që mundon këdo është se sa i saktë mund të jetë parashikimi?

Për të vërtetuar këtë janë testuar foto të vjetra në të shihet se si kanë ndryshuar personazhet që e kanë përdorur.

Më poshtë janë disa raste të tilla.

Në foton e parë është aktori anglez, Sir Ian McKellen, në rini. Në foton e dytë është vjetrimi nga Faceapp. Në foton e tretë është si është plakur vërtet.

Gjykojeni vetë sa real është aplikacioni.