Mbetet mister vdekja e një 44-vjeçari shqiptar, i cili ka ndërruar jetë në spital pasi ishte gjetur në gjendje kritike në rrugën ‘Fior di Vetta’ në qytetin e Pratos, Itali.

44-vjeçari shqiptar është gjetur i mbuluar në një rrugicë, pranë teatrit të qytetit. Sipas medias italiane, ai prej 15 vitesh jetonte në këtë qytet.

Të enjten e kaluar, kanë qenë disa kalimtarë që kanë dhënë alarmin pasi e kanë parë burrin në gjendje të rëndë.

Aty ka mbërritur ambulanca duke e dërguar shqiptarin në spital.

Por një ditë më pas, ai ka humbur jetën në spital si pasojë e hemorragjisë cerebrale.

Policia ka nisur hetimet për këtë vdekje të mistershme, ndërsa nga të dhënat e para mësohet se nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e 44-vjeçarit shqiptar.