• Tirana 12 °
  • Durres 12 °
  • Elbasan 12 °
  • Fier 11 °
  • Gjirokaster 15 °
  • Korce 3 °
  • Kruje 12 °
  • Kukes 4 °
  • Lezhe 9 °
  • Sarande 15 °
  • Shkoder 9 °
  • Vlore 12 °
  • Ulcinj 9 °
  • Pristine 7 °

Pas ngjarjes tragjike ku humbën jetën 51 persona dhe 900 të tjerë të plagosur, Dua Lipa ngushëlloi shqiptarët me një “Instastory”. Pas këtij story këngëtarja me origjinë shqiptare vazhdoi me postimet e saj normalisht pa treguar interes për zhvillimet në Shqipëri.

Kjo gjë u vu re edhe nga fansat e saj, ku filluan ta kritikoni përse nuk ka reaguar më për situatën tragjike.

Por, mesa duket Dua Lipa paska pasur plane të mëdha për të prekurit nga tërmeti dhe nuk i ka lënë në harresë për asnjë moment.

Direkt pas kritikave ajo ka postuar në “Instagram” lajmin e mirë për gjithë shqiptarët. Dua njofton se me miqtë e saj po punon për një projekt, ku po sheshin produkte dhe fitimet do shkojnë100%  për njerëzit e prekur nga tërmeti.

“Si gjithmonë të gjithë jemi të bashkuar dhe të gjithë jemi duke kërkuar mënyrat më të mira për të ndihmuar familjet e prekura, fëmijët që kanë humbur prindërit e tyre, prindërit që kanë humbur fëmijët e tyre dhe miqtë që kërkojnë të gjejnë njëri-tjetrin dhe të jenë atje për të dashurit e tyre..

Përveç dhurimeve personale të mia dhe familjes time, unë jam bashkuar me miqtë e mi Kujtim dhe Arben nga @ bond.nyc për të prodhuar produkte që do të shiten në të gjithë botën dhe 100% e të ardhurave do të shkojnë drejt familjeve të prekura të tërmetit në Shqipëri.

Të gjitha të ardhurat do të shkojnë drejtpërdrejt në llogaritë zyrtare të siguruara nga Qeveria e Shqipërisë me të cilët kemi qenë në kontakt përmes miqve tanë në Prishtinë.

Ne kemi dëshmuar të jemi të fortë dhe në momente si kjo ne bashkohemi si një komb i vëllezërve dhe motrave të BASHKUARA”, ka shtuar ndër të tjera këngëtarja.