Juventus dha dje lajmin e trishtës se Paulo Dybala dhe bashkëshortja e tij kishin rezultuar pozitiv me koronavirus. Mirëpo një ditë më pas klubi bardhezi ka marrë një lajm  të mirë.

Torinezët kanë mësuar rezultatet e të gjithë futbollistëve dhe të punëtorëve të tjerë, sipas të cilave të prekur me Koronavirusi janë vetë tre: Daniele Rugani (i pari i zbuluar), Blaise Matuidi dhe Paulo Dybala.

Emrat e sipërpërmendur do të qëndrojnë në izolim të plotë dhe në monitorim të rreptë derisa të shërohen dhe të mos rrezikojnë infektimin e të tjerëve.