Esmeralda Filopati është gruaja që mbeti e vrarë mbrëmjen e djeshme nga ish-bashkëshorti i saj Fatmir Kolecaj.

Në fillim ai qëlloi për vdekjen ish-kunatin  Vledison Filopatin dhe më pas edhe ish-gruan, pasi kishte shkuar të merrte vajzat.

Ndërkohë, sot gazetari Gjergj Marku ka zbuluar se Esmeralda kishte kaluar nga autori dhunë fizike dhe psikologjike. Sipas gazetarit, gjendja e saj ishte kthyer në një makth. Ajo punonte nga mëngjesi deri në darkë si punëtore krahu për të mbajtur tre vajzat e saj.

‘E divorcuar dhe e përndjekur në ekstrem, siç dhe rrëfehet nga persona që e kanë njoh, jeta e saj kaloi përmes një kalvari vuajtjesh fizike dhe psikologjike, sa nuk ka Perëndi që mund t’ia qaje hallin. Gjeti guximin për të gjet një zgjidhje përmes divorcit kur gjendja bashkëjetuese ishte kthyer në makth. Kësisoj e kthyer në gjini, punontë nga mëngjesi në darkë si punetore krahu, duke u munduar t’i shkollonte fëmijët, tre vajza engjuj, më e vogla në kopësht, tjetra në klasën e dyte dhe tjetra në klasën e pestë’, shkruan Gjergj Marku.

Kujtojmë që tani policia ka nisur kontrollet me dron për kapjen e Fatmir Kolecaj, i cili kishte pak ditë që kishte dalë nga burgu pasi ishte denoncuar për dhunë në familje. Gjithashtu policia ka vë në dispozicion një shumë parash prej 5 milionë lekësh për këdo që jep informacion në lidhje me vendodhjen e Kolecajt.