Uarda Abdullaj: Mirënjohje figurës së mësuesit. Gëzuar 7- Marsin mësuesit e mi.

Arsimi është pika kyçe e një shteti dhe mënyra e vetme e zhvillimit të tij,por le te flasim për arsimin e vendit tonë.

Une studioj në nje shkollë ne qendër të Tiranës edhe them që ajo ka probleme të shumta si : mungesa e punës praktike siç janë laboratoret,ku ne nuk arrijmë dot te zhvillojmë sikurse vetëm një eksperiment. Mos të permendim shkolla ku akoma zhvillohet mësimi në bodrume ose nga ato shkolla të lëna mbas dore duke mos pasur as ngrohje.

Shkollat janë në gjendje të mjerueshme,ku dëgjojmë çdo ditë në media probleme nga më të ndryshmet, nga ato të mungesave të teksteve shkollore,nga mungesa stafit pedadogjik deri te shembja e çatisë në kokë. Kemi zona ku arsimi është lënë mbas dore dhe fëmijët mësojnë në kushte jashtë çdo standardi, përmendim shkollën e Dritasit-Zallherr,ku uji futet brenda,lagështira është e madhe,ndriçim nuk ka, prindërit shqetësohen për shëndetin e fëmijëve.

Kur shkollat në Tirane ndodhen në këtë gjendje, çfarë të themi për zonat e thella? Në ato zona ku të rinjtë detyrohen të shkojne ne shkolle me ore te tera ne kembe nga mungesa tranportit. Në ato zona ku siç kemi degjuar, nuk ka as staf pedadogjik dhe mësuesi i letërsisë detyrohet të japi dhe gjeografi.

Por Mesuesit janë heronjte tanë , janë ata të cilët pas gjithë këtyre problemeve që un listova e bëjnë punën e tyre me mish e me shpirt kur thotë populli , janë ata të palodhurit ata që nuk dinë ne është shi a është borë por marrrin guximin që edhe në fshatrat më te thella që edhe automjetet e kane te veshtire te kalojne te japin mesim.

Figura e mesuesit sa vjen e po zbehet , në qoftëse do të pyesim një mesues a është. I kënaqur me punën e tij , jam e sigurt qe do të thotë jo pasi si kushtet si paga si rëndësia që i jepet mesuesve tanë të lë për të dëshiruar.

Un dua të kujtoj që për të mbajtur gjuhën shqipe gjallë rolin më të rëndësishëm e luajtën mësuesit të cilët e çuan gjuhën shqipe edhe në zonat që sot e kësaj dite as qeveritaret nuk kanë shkelur.

Un ngrej zerin dhe them që mesuesit tanë meritojnë më shumë , edukimi Shqiptar meriton më shumë , Gëzuar 7 Marsin o heronjtë e Kombit !!

(Burimi:integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al