Nuk është emër i panjohur dhe ka gjykuar në nivele të larta, teksa sezonin e shkuar ka drejtuar sfidës çelsi-Ajntraht Frankfurt për gjysmëfinalet e Europa Ligës. Bëhet fjalë për Ovidiu Hategan, gjyqtari rumun të cilit UEFA i ka besuar takimin e së premtes, kur në “Sukru Saraçoglu” të Stambollit, Shqipëria do të përballet me Turqinë, një emër që kuqezinjve do t’u sjellë kujtimet e përballjes Zvicër-Shqipëri më 11 shtator të vitit 2012, takim i fituar 2-0 nga helvetët.

Hategan, 39 vjeç, mban stemën e FIFA-s prej 11 vitesh, ka gjykuar finalen për vendin e tretë në Ligën e Kombeve ndërmjet Anglisë dhe Zvicrësndërsa asistentët e tij në përballjen delikate për kuqezinjtë do të jenë Oktavian Sovre dhe Sebastian George.