Tashmë janë zgjedhur gjyqtarët e sfidës që Kosova do të luajë ndaj Malit të Zi.

Gjyqtari kryesor do të jetë italiani Daniele Orsato. Ndihmës të tij do të jenë Lorenzo Manganelli dhe Giorgio Peretti, ndërsa i katërt do të jetë Michael Fabbri.

Orsao ka gjykuar tre ndeshje të Malit të Zi në karrierën e tij, dy prej të cilave malazezët kanë humbur.

Kosova fillimisht do të përballet me Malin e Zi në Podgoricë të premten, e pastaj, tri ditë më vonë, “Dardanët” do të udhëtojnë në Sofje për përballjen me Bullgarinë.

Që të dyja këto ndeshje zhvillohen në kuadër të Grupit A të eliminatoreve EURO 2020.