Nuk ka shkuar aspak keq debutimi në UFC për 28-vjeçarin Neo Zelandez Brad Riddell që arriti të triumfonte përballë Jamie Mullarkey. Duke qenë se për Riddell kjo ishte hera e parë në kafaz, të gjithë prisnin që ai të mposhtej për shkak të mungesës së eksperiencës por ama ai u tregoi të gjithëve sa vlen.

Ndeshja ishte shumë e fortë pasi të dy boksierët kishin marrë dëmtime të shumta dhe ishin të gjakosur. Riddell e pa veten disa herë të shtrirë në tokë por me sa duke ai kishte ruajtur surprizën për raundin e tretë.

Ai i dha një goditje të fortë kundërshtarit duke i thyer nofullën. Ndeshja nuk mund të vazhdonte më dhe Brad Riddell u shpall fitues.

Megjithatë në atë që u cilësua si “ndeshja e mbrëmjes” të dy boksierët nuk dolën duarbosh pasi secili arriti të merrte me vete në shtëpi shumën e 50 mijë dollarëve.

Brad Riddell do ketë mundësinë t’i shijojë më shumë paratë, ndërkohë që Jamie Mullarkey duhet të presë që të shërohet.