Ujësjellësa të efektshëm dhe që mbulojnë kostot

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto, ka marrë pjesë në punimet e e Asamblesë së Rrjetit të Rregullatorëve Evropian tё Ujit. Haxhinasto në fjalën e tij tha se reforma e thellë e ujit, ka si objektiv cilësi më të lartë shërbimi ndaj qytetarëve. Më tej ministri renditi disa pika si kalimi i kompetencave të menaxhimit të ujësjellësave tek bashkitë, që do të kenë përgjegjësinë e menaxhimit të ndërmarrjeve.

Zgjidhje do të marri edhe çështja e subvencionit, ku Ministri theksoi se nuk do të shkojë më për të mbuluar keq menazhimin, por te shtresat në nëvojë. Element tjetër që pritet të ndryshojë nga kjo reformë do të jetë rritja e cilësisë së ujit dhe reduktimi i ndjeshëm i humbjeve në rrjet, që aktualisht janë 67%. Ministri Haxhinasto, edhe njëherë nënvizoi se me këtë prodhim që aktulialisht ka vendi, nuk është nevoja për rritjen e çmimit të ujit.

Interesit të medias për disa çështje Ministri Haxhinasto ju përgjigj si më poshtë.

Reforma fillon që nga konceptimi i përdorimit të ujit në formë të integruar, që do të thotë një ndarje e suksesshme për shërbimet që ju ofrohen qytetarëve dhe ekonomisë për konsum, për energji apo vaditje, pra për ta bërë në mënyrë të programuar dhe shkencore.

Reforma ka të bëjë me gjithë ndryshimin institucional që do të ndodh, ku është bërë një reform administrative në vend, dhe koncepti ynë është që çdo bashki të ketë ndërmarrjen e saj të ujësjellës kanalizimeve. Por më shumë se kaq përgjegjësia e të zgjedhurve vendorë të jetë e drejtëpërdrejt në mënyrën se si menaxhohen këto ndërmarrje ujësjellës kanalizimesh. Qëllimi është që sëbashku me përgjegjësinë politike që ata marrin, të kenë përgjegjësinë e ofrimit të shërbimeve cilësore publike, siç është furnizimi me ujë.

Po kështu reforma do të jetë edhe në shumë zëra të tjerë. Do ketë një referencë shumë të qartë përsa i përket planit të investimeve për sektorin e UK. Referenca do të jetë ndaj një masterplani i pregatitur me shumë kujdes nga KFË që dua ta falenderoj bashkë me gjithë donatorët.

Element tjetër i reformës do të jetë mënyra si do të trajtohet subvencioni, ku nuk do të shkojë më për të mbuluar keqmenxhimin e ndërmarrjeve, por do të shkojë për të mbështetur shtresat në nevojë.

I pyetur në lidhje me mbifaturimet Haxhinasto u përgjigj se:
Mbifaturimet, janë një element që duhen eliminimuar në mënyrën më të shpejt të mundëshme, pasi nuk ka asnjë arsye për të mbifaturuar. Ne duhet të përmirësojmë menaxhimin e ndërmarrjeve që të përdorin me efikasitet atë sasi të jashtëzakonshme uji që prodhohet sot të Shqipëri, dhe që shkon dëm.

Mjafton të them që humbjet në rrjet janë shumë të mëdha 67%, dhe reduktimi i këtyre humbjeve do të sjelli një situatë krejt tjetër në mënyrën se si shërbehen qytetarët shqiptar, duke rritur kohën e shëbimit që aktualisht është 12 orë në ditë, por edhe cilësinë e ujit, dhe këte e theksoj në mënyrë të jashtëzakonshme sepse ka një nevojë për një vemendje më të madhe përsa i takon cilësisë së ujit që u shërbehet qytetarëve.

Afati I fillimit të reformës.

Brënda muajit maj do të fillojë zbatimi i ligjit për organizimin e ri të ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve në nivel vendor, dhe brënda muajit dhjetor do të plotësohet gjithë paketa ligjore me gjithë elementët ligjorë. Do të jetë një paketë shumë e gjerë ligjore. Në fund të këtij viti do të kemi funksionale dhe të zbatueshme të gjithë konceptin e reformës që jemi pregatitur.

Rezervat që ka sistemi ynë janë aq të mëdha sa sot prodhohen reth 270 milion metra kub ujë, ndërkohë që nëse do I shërbejë gjithë Shqipërisë nevojat janë për 217 milion. Pra duket qartë që 50 milion metër kub prodhohen sot më shumë se kërkesat e gjithë vendit, që janë kosto të shtuara, nuk i shkojnë qytetarëve por keq menaxhohen, humbasin. Pra nuk ka arsye Shqipëria pse të rrisë tarifat e çmimit të ujit pa shfrytëzuar dhe pa përdorur më përpara të gjitha rezervat që ka prodhimi i ujit, që ka përmirësimi i menaxhimit, me qëllim që ta trajtojmë siç duhet me efikasitet një aset shumë të madh që ka që është uji.

Ne e inkurajojmë angazhimin e partneritetit Publik Privat, pasi për ne e rëndësishëm është që shërbimi ndaj qytetarëve të jetë cilësor, ky është objekitv madhor. S”kemi asnjë paragjykim me formën se si të ofrohet ky lloj shërbimi. Ne kemi krijuar hapësirën që jo vetëm tek shërbimi i furnizimit me ujë të ketë partneritet me privatin por edhe i kanalizimeve, I trajtimit të ujërave.

Pasi edhe këto janë dy aspekte shumë të rëndësishme të shërbimeve publike, ku sot nuk flitet shumë por në fakt janë shumë të domosdoshme për ta vendosur sistemin e përdorimit të ujit në Shqipëri në qëndrueshmëri dhe për të ruajtur mjedisin nga impaktet negative që krijohen nga mos pasja e një skeme të plotë të prodhimit të ujit, përdorimit të tij dhe pastaj trajtimit të tij. Me qëllim që ta ruajmë natyrën ta ruajmë mjedisin për sot dhe brezat që do të vijnë.

Burimi:(integrimionline\E S)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al