Ura Hong Kong-Zhuhai-Macao, e cila lidh anët lindore dhe perëndimore të Deltës së lumit Pearl në jug të Kinës, do të hapet zyrtarisht më 23 tetor.

Ura në fjalë është 55 kilometra dhe 40 mijë makina pritet të qarkullojnë në të. Në urë gjithashtu ka një tunel prej 6.7 kilometrash. U deshën 7 vite për të ndërtuar këtë urë gjigande që do të zvogëlojë kohën e udhëtimit mes këtyre tre qyteteve në 45 minuta, ndaj tre orëve që është tani.

Ky projekt ka lindur në vitin 2010 pas një marrëveshjeje midis qeverive të Provincës Guangdong në Kinë, Hong Kong dhe Makao. Në këtë projekt gjigand u përfshin 20 mijë inxhinierë që punonin në të njëjtën kohë.