Në tre shtete lindore amerikane qytetarët janë urdhëruan të evakuohen në pritje të uraganit Florence që parashikohet të sjellë shira dhe erëra shkatërrimtare.

Qendra Kombëtare e Uraganeve thotë se pret që Florence të godasë tokën në Karolinën e Veriut ose të Jugut, të enjten vonë deri të premten, si një stuhi jashtëzakonisht e rrezikshme, shkruan VOA.

Mësohet se uragani është i Kategorisë 4 me erëra maksimale prej 220 kilometra në orë, ndërkohë që parashikuesit e motit mendojnë se stuhia do të forcohet akoma më shumë me shirat që do të arrijnë deri në 50 centimetra.

Një stuhi e kategorisë 4 zakonisht sjell erëra të tilla që shkatërrojnë çati dhe shkulin pemë, duke sjellë ndërprerje të mëdha të energjisë dhe duke bërë të pabanueshme zona të tëra.

Guvernatori i Karolinës së Jugut Henry McMaster urdhëroi një evakuim të të gjithë bregdetit të këtij shteti, ndërsa u shpreh se rreth një milion njerëz do të largoheshin nga shtëpitë e tyre.