Një uragan i fuqishëm ka pushtuar rajonin Panhandle, në veri-perëndim të Floridës.

Uragani Michael, një stuhi e kategorisë së katërt, ka sjellë erëra që arrijnë në 250 km / h, dhe cilësohet si uragani më i fuqishëm në historinë e Amerikës.

Zona më e rrezikuar është Panama City, dhe autoritet kanë ngritur alarmin se kjo stuhi do shkaktojë dëme katastrofike.

Më shumë se 370,000 njerëz në Florida janë urdhëruar të largohen.Sakaq, mediat e huaja kanë publikuar pamjet nga Florida, ku shihet se pothuajse gjithçka është shkatërruar.

Shihni pamjet e mëposhtme nga vendngjarja: