Urimi i Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi për festën e Krishtlindjeve

Pak minuta më parë Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nga Katedralja Orthodokse ka uruar të gjithë shqiptarët për festën e Krishtlindjeve. “Dua t’ju uroj dhe gjithë shqiptarëve këto Krishtlindje që të jenë sa më të mbara me sa më shumë dashuri, paqe, mirësi.”- u shpreh Kryemadhi. Gjithashtu e pyetur për vendimin e Presidentit Meta për ti dhënë shtetësinë shqiptare Kryepeshkopit Janullatos, Kryemadhi u shpreh se mbështet këtë vendim. “Janullatos e do më shumë Shqipërinë se politika shqiptare.”- theksoi  Kryemadhi.

Më poshtë deklarata e plotë:

Në rradhë të parë ju uroj juve Krishtlindjet që në këtë ditë feste jeni në krye të detyrës dhe Zoti jua njeh akoma dhe më shumë mundimin dhe sakrificat. Por nëpërmjet jush dua t’ju uroj dhe gjithë shqiptarëve këto Krishtlindje që të jenë sa më të mbara me sa më shumë dashuri, paqe, mirësi. Gjithashtu nga kjo Katedrale dua t’ju uroj shqipëtarve dhe Vitin e Ri bashkarisht sepse është shumë shumë e rëndësishme që në këtë ditë të shënuar në lindjen e Krishtit të kemi mbarësi, të kemi paqe dhe të kemi zhvillim më shumë për shqiptarët, për familjet tona, për fëmijët tanë të cilët meritojnë më shumë. Ju uroj Krishtlindjet, mbarësi, begati në familjet tuaja.

Znj.Kryemadhi, kohët e fundit keni pasur shumë ndasi me Presidentin sa u takon vendimeve të tij, a jeni dakord me vendimin e tij më të fundit për ti dhënë shtetësinë Kryepeshkopit Janullatos?

Sigurisht që jam dakord, mos harrojmë që  është një nga vendimet më të vonuara që bën politika shqiptare, kam përshtypjen që Janullatos e do më shumë Shqipërinë se çe ka dashur ndonjëherë politika shqiptare.

Faleminderit

Burimi;(integrimi.al/E.P)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al