Urimi i Kryetares së LSI-së, znj. Monika Kryemadhi nga Elbasani me rastin e festës së Kurban Bajramit

Urimi i Kryetares së LSI-së, znj. Monika Kryemadhi nga Elbasani me rastin e festës së Kurban Bajramit vijon si mëposhtë:

“Ju urojmë të gjithë shqiptarëve në këtë festë të Kurban Bajramit mbarësi, begati, lumturi, paqe, fat në familjet e tyre.

Zoti u plotësoftë dëshirat dhe i shoqëroftë në rrugën e jetës së tyre, në një rrugë e cila çdo ditë e më shumë do të jetë edhe e vështirë, por edhe e bukur.

T’i dhurojmë sa më shumë dashuri e buzëqeshje njëri-tjetrit, sepse kështu edhe Zoti do ta dojë edhe më shumë Shqipërinë, por edhe ne do ta duam edhe më shumë njëri-tjetrin.

Gëzuar edhe ju gazetarëve, që në këtë ditë feste keni dalë në punë dhe i shërbeni qoftë politikës, qoftë qytetarëve me informacione”.

Burimi: (integrimi.al/G.P)

 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al