Urimi i veçantë i Luan Ramës për ditëlindjen e poetit Hamit Aliaj

Nuk mund të mungonte me urimin e tij në ditëlindjen e 64-t të poetit Hamit Aliaj, zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama.
Madje, ai ka zgjedhur që poetin t’a urojë me një poezi të dedikuar posaçerisht dhe enkas për të në ditën e lindjen, duke qënë ndërkaq surprizues dhe i veçantë në këtë ditë të shënuar për poetin e njohur.
Ja poezia e plotë e Luan Ramës kushtuar poetit Hamit Aliaj:

Për ty e ruajta fjalën e zemrës!

Kushtuar poetit Hamit Aliaj në ditën e lindjes.

– E ruaj një fjalë për ty,
Më pate thënë në një shekull tjetër,
Poeti im, që bjeshkët i zgjodhe për mbiemër!

E unë, për atë fjalë kam notuar mbi dallgët e hënës,
Me këngën tënde i munda mbi njëqind vjet të marta,
Për ty e ruajta fjalën e zemrës,
Se në Kasaj më the, gjendet Itaka!

E aty në qiejt e bjeshkëve të tua,
Këngës t’ia marr sa të trandet dhe deti,
Dhe lisat t’ja nisin valles me mua,
Toka të ndalet një çast: Ka ditëlindjen poeti!

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al